Senati konfirmon zgjedhjen e diplomates Kate Marie Byrnes për ambasadore në Maqedoninë e Veriut

Senati konfirmon zgjedhjen e diplomates Kate Marie Byrnes për ambasadore në Maqedoninë e Veriut

Senati i SHBA-ve konfirmoi diplomaten Kate Marie Byrnes për ambasadore të re të Maqedonisë së Veriut. Vendimi i votimit të saj është publikuar në faqen zyrtare të Kongresit.

Diplomatja Byrnes është diplomate karriere e cila deri tani ka kryer detyrën e zëvendës- ambasadores në Athinë. Paraprakisht ajo ishte edhe përfaqësuese e misionit të SHBA-ve në OSBE në Vjenë.  Ajo në deklaratën e saj para Senatit theksoi se do të angazhohet për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Maqedoninë e Veriut si partner strategjik. Ajo nënvizoi se me Marrëveshjen e Prespës u tejkalua një cështje e rëndësishme historike dhe se implementimi i saj është me rëndësi për rajonin. Ajo vjen në këtë detyrë në vend të ambasadorit Jess Baily. /IBNA