Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri të Kosovës
Në katër komunat veriore të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e këtyre komunave. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe se votimi po zhvillohet në rregull. “Ju njoftojmë se duke u mbështetur në informacionet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve fletëvotimet dhe të gjitha materialet tjera të ndjeshme zgjedhore janë shpërndarë sipas planifikimeve” theksoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. “Po ashtu, ju njoftojmë se të gjitha vendvotimet e këtyre komunave janë hapur në orën e paraparë, pra në orën 7:00. Duke u mbështetur në të dhënat nga tereni procesi i votimit po zhvillohet në rregull”, tha Elezi në një konferencë...
Apostolova bën thirrje për zgjedhje transparente në komunat veriore të Kosovës
Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Natalya Apostolova ka lëshuar sot një deklaratë për media në lidhje me zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës. Në deklaratë thuhet se zgjedhjet transparente, gjithëpërfshirëse dhe të besueshme që ofrojnë një përzgjedhje domethënëse të kandidatëve janë themeli i demokracisë. “BE-ja pret që të gjithë aktorët e përfshirë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovës, të respektojnë integritetin e procesit zgjedhor”, thuhet në deklaratën e Apostolovës. Bashkimi Evropian sipas Apostolovës thekson rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të rekomandimeve të Misionit Vëzhgues të BE-së nga zgjedhjet e kaluara. “Puna duhet të bëhet në përputhje me marrëveshjen e fundit të arritur në mes të gjitha partive politike...
Fotografia e publikuar nga Flora Brovina nxitë reagime në Kosovë e Serbi
Kuvendi i Kosovës të enjten ka miratuar Rezolutën për “gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë”. Gjatë kësaj seance, deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka publikuar një foto trishtuese, ku sipas saj shihen disa ushtarë serb duke dhunuar një femër shqiptare gjatë luftës së fundit në Kosovë. Fotografia nxiti reagime të shumta për faktin se disa media pretenduan se e njëjta nuk është shkrepur gjatë luftës së fundit në Kosovë, por është nxjerrë nga një film i huaj pornografik. Politikanë dhe analistë të shumtë në Prishtinë akuzuan deputeten dhe aktivisten e të drejtave të njeriut se mund të jetë manipuluar nga shërbimet sekrete serbe. Deputetja Brovina ka reaguar duke theksuar se fotografia që...
Ambasada amerikane vendos sanksione ndaj zyrtarëve të korruptuar në Kosovë
Nëpërmjet një njoftimi për media, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë me dije se personat që janë të përfshirë në rastet e mëdha të korrupsionit nuk do të mundë të marrin viza për të udhëtuar në Amerikë. Ambasada ka përmendur me emër rastet Pronto, rastin e vizave italiane, ikjen nga burgu i Dubravës, rastin “Toka” dhe “Apex”, si dhe në raste të tjera të ngjashme Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se qytetarët e Kosovës meritojnë një sistem drejtësie që mbanë individët përgjegjës për veprimet e tyre korruptuese. “Lidhur me këtë, Ambasada e SHBA-ve është duke ndërmarrë hapa për të siguruar që individëve të cilët janë të përfshirë në rastet e mëdha të korrupsionit të mos ju lëshohen...
Zaev – Pendarovski a po zotohen për agjendë të përbashkët për politikën e jashtme ?
Kryeministri Zoran Zaev mungoi në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri Stevo Pendarovski, mirëpo ai dje pasdite zhvilloi një takim në presidencë. “Bashkëpunimi konkret dhe thelbësor për progres të përgjithshëm të shtetit dhe realizmit të qëllimeve strategjike – anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, ishte nënvizuar në njoftimin e përbashkët pas takimit. Siç informoi Kabineti i presidentit, Zaevi dhe Pendarovski kanë theksuar nevojën qasje të harmonizuar  dhe të përbashkët në planin ndërkombëtar dhe intensifikimin e proceseve reformuese në vend me qëllim të realizimit   perspektivave evropiane dhe euroatlantike dhe përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve. Presidenti Pendarovski theksoi se ndër prioritetet e tij do të jetë anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE, por edhe kontributi për dialogun...
Kosova me rezolutë që fajëson Serbinë për gjenocid
Parlamenti i Kosovës ka nisur sot debatin për draft-rezolutën që e fajëson Serbinë për gjenocid. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku tha se Serbia ka pasur për synim zhdukjen e popullit të Kosovës dhe spastrimin etnik. Sipas tij, shteti serb po vazhdon të fsheh gjurmët e krimeve të kryera dhe do të tentojë “të shlyejë kujtesën” e shqiptarëve. “Duke u mbështetur në konventat ndërkombëtare, që flasin për të drejtat e njeriut, kërkojmë që shteti serb të pranojë krimet dhe gjenocidin në Kosovë”, tha Lushtaku. Deputetja Flora Brovina, në seancën ku po flitet për gjenocidin serb në Kosovë, tha se argumenti më i mirë për këtë ditë është rezoluta. “Gjenocidi nuk ka ndodhur për herë të parë ndaj popullit...
Planet e Zaevit për spastrime në Qeveri
Kryeministri Zoran Zaev muajin e ardhshëm pritet të zbatojë planin e ashtuquajtur për spastrime të Qeverisë, për shkak të mungesës së rezultateve. Ai tha se në shënjestër janë ministra, funksionarë të lartë qeveritarë,  kryetarë të komunave, por edhe spastrime në partinë e tij sociademokrate (SDSM). “Besoj se në fillim të qershorit do të dal me ndryshimet komplete në strukturat udhëheqëse në nivel të ministrave dhe institucioneve shtetërore dhe besoj nga fundi i qershorit do të lëshohemi edhe në vertikale në vetë komunat ku shteti përfaqësohet me institucionet e tij”, theksoi Zaev. Por nga partia shqiptare BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim) si pjesë e koalicionit thonë se gjithçka do të vendos kreu i partisë së tyre Ali Ahmeti, i cili nga fundi...
Presidenti Thaçi takoi ambasadorët dhe shefat e misioneve ndërkombëtare, kërkoi unitet ndërkombëtar për Kosovën
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot ambasadorët dhe shefat e zyrave dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë, për të ndarë me ta opinionet nga takimi i Berlinit dhe pritjet për takimin që do të mbahet në Paris. Presidenti Thaçi u shpreh se e ka mirëpritur kthimin e vëmendjes së Gjermanisë dhe Francës në çështjet e Ballkanit Perëndimor, në veçanti në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. “Vlerësoj lart vullnetin e mirë të kancelares Merkel dhe këmbëngulësinë e presidentit Macron që çështjet e Ballkanit Perëndimor të lëvizin përpara”, u shpreh presidenti Thaçi. Duke folur për takimin e Berlinit, presidenti Thaçi theksoi se “takimi i Berlinit as nuk mbylli dhe as nuk hapi ndonjë ide apo...
Diplomacia gjermane vlerëson se BE duhet t’i hapë rrugë çeljes së negociatave për Shqipërinë
Në Gjermani, diplomatë të ndryshëm po kërkojnë orët e fundit me ngulm që procesi integrues i Shqipërisë në BE të mos ndalet. Ata vlerësojnë se ka ardhur koha që të hapen negociatat dhe kjo çështje të mos zvarritet më. Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka zhvilluar një axhendë takimesh në Berlin, me parlamentarë gjermanë, në kuadër të një komunikimi intensiv me Bundestagun, sidomos me përfaqësues të grupeve politike dhe komisioneve parlamentare të angazhuar me çështjet e Bashkimit Evropian, zgjerimit dhe Ballkanit Perëndimor. Cakaj ka kërkuar dhe ka siguruar mbështetje lidhur me proceset integruese të Shqipërisë. Kryetari i Komitetit Parlamentar për Politikën e Jashtme në Bundestag, Norbert Röttgen, Tha se BE nuk është e plotësuar pa Ballkanin Perëndimor. Ai...
Akceptimi i deklaratave nga Brukseli
 Komisioni Evropian (KE) do të rekomandojë hapjen e negociatave për inkuadrim për anëtarësim të plotë me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, konfirmoi Komisari për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn. Ai në një intervistë për Evropa e Lirë konfirmoi se rekomandimi do të publikohet më 29 maj, kur Komisioni Evropian do ta publikojë raportin vjetor për progresin e vendeve të cilat janë në procesin e zgjerimit. Por nuk ka sinjale të qarta se a do të jepet data për fillimin e negociatave për anëtarësim. Ministri i jashtëm Nikola Dimitrov në fjalimin e tij në Bundestagun gjerman ku po qëndron për vizitë tha se pret inkurajim nga bashkësia evropiane. “Edhe krahas situatës së rëndë politike në Evropë sot, zgjedhjet evropiane të...