Samiti i Parisit drejtë dështimit

Samiti i Parisit drejtë dështimit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka ftuar Kosovën dhe Serbinë në një takim në Paris, por i njëjti mund të mos mbahet.
Përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë janë shprehur me skepticizëm rreth këtij takimi.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se në tavolinën e bisedimeve me Serbinë, nuk do të pranonte asnjëherë që të flitej për Mitrovicën apo ndonjë pjesë të territorit të vendit.Ai ka pohuar se pozitë dhe opozitë duhet të bashkohen në tema të tilla.
Veseli ka theksuar se Samiti i Parisit që është planifikuar të mbahet më 1 korrik mund të dështojë në spektri politik kosovar s’i bashkon forcat.
“S’ka samit të Parisit pa qenë bashkë. Berlinin dhe Parisin duhet t’i mbajmë afër. Unë nuk shkojë në Paris që të flas për taksën. Çka është për mua taksa para ulëses për OKB. Kosova duhet ta kryej këtë proces dhe ta mbajë SHBA-në afër. Sa për taksë nuk shkoj. Për Kosovën shkoj kurdo”, ka theksuar Veseli.
“Nga dëshira kurrë s’do të takohesha me Vuçiqin. Nuk më ka mbet dashuri me Serbinë. Në Beograd kurrë s’kam qenë”.
Në anën tjetër, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, ka thënë se takimi i Berlinit duhet të rezultojë me vazhdimin e procesit të dialogut.Por, sipas saj ”deri tek kjo s’mund të arrihet derisa Prishtina zyrtare nuk pranon të heq taksat”, për të cilat kryeministri Ramush Haradinaj ka këmbëngulur se do të ndodhë vetëm pasi Serbia të njohë Kosovën si shtete të pavarur.
”Kjo nuk është diçka që thotë vetëm Beogradi, por këtë e thonë të gjithë partnerët ndërkombëtarë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, anëtarët e BE-së e deri te njerëzit që iniciuan takimet në Berlin dhe Paris”, është shprehur ajo.
Lidhur me këtë pas takimit që sot pati me homologun e saj francez Edouard Phillipe, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq deklaroi se ende nuk dihet nëse do të mbahet takimi i paraparë në Paris mes Prishtinës e Beogradit më 1 korrik.
Agjencia e lajmeve Ibna mëson se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i gatshëm ti pezulloj taksat për një afat të shkurtër kohor deri sa të arrihet marrëveshja përfundimtare dhe paqësore me Serbinë.
Haradinaj me ekipin e tij tashmë ka përgatitur një draftë marrëveshje me Serbinë dhe synon që e njëjta të diskutohet me palën serbe dhe të firmoset për një periudhë të shkurtër kohore. /Ibna/