Ruskovska: Interpoli refuzon publikimin e fletë-arrestit për Nikolla Gruevskin

Ruskovska: Interpoli refuzon publikimin e fletë-arrestit për Nikolla Gruevskin
Prokurorja e krimit të organizuar në Prokurorinë e Përgjithshme, Vilma Ruskovska njoftoi se tashmë më shumë se dy muaj nga kërkesa për fletëarrest të Nikolla Gruevskit, Interpoli refuzon që ta publikojë, edhe pse në rastet e tjera, me po të njëjtat dokumentacione, ata ju kanë dalë menjëherë në ndihmë.
Ruskovska tha se refuzim për publikimin e fletëarrestit ka edhe për ish agjentin Nikola Boshkovski.
Prokuroria tashmë kishte marrë disa dokumente nga Shqipëria lidhur me arratisjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski por jo edhe video inçizimet e kamerave kufitare të sigurisë të cilat pas zvarritjes së përgjigjes ndaj kërkesës së autoriteteve të Maqedonisë, dolën me deklaratë se sistemi i kamerave i ka fshirë vetë pamjet.
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski i dënuar me dy vite burg është arratisur nëntorin e vitit të kaluar drejt Hungarisë, vend në të cilin ka kërkuar dhe përfituar azil politik./IBNA