Rusia njeh emrin e ri kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut

Rusia njeh emrin e ri kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut

Ministria e Jashtme e Federatës së Rusisë ka bërë të ditur se e njeh emrin e ri kushtetues – Republika e Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë pranoi ambasadorin rus Sergej Bazdnikin, nga i cili pranoi kopjen e notës së Ministrisë së Jashtme të federatës ruse, që e njeh vendin me emrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut.

Zaev dhe Bazdnikin kanë theksuar angazhimin për forcimin e marrëdhënieve tradicionale miqësore, përmes dialogut aktiv si dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik./IBNA