Rrëzohet një avion në Maqedoninë e Veriut, shuhet familja me 4 anëtarë

Rrëzohet një avion në Maqedoninë e Veriut, shuhet familja me 4 anëtarë

Një avion i vogël i tipit “Cesna PN210N” është rrëzuar dje pasdite në Maqedoninë e Veriut, në malet e Jakupicës.

Autoritetet theksuan se me këtë avion po udhëtonte një familje bullgare dhe se bëhet fjalë për një cift bashkëshortësh me dy fëmijë. Aeroplani ka qenë me regjistrim gjerman dhe po udhëtonte nga Ohri drejt Sofjes. Mbetjet e tij janë locuar në malet e Jakupicës, por Minstria e Brendshme tha se nuk ka arritur në vendin e ngjarjes për shkak të terrenit të vështirë dhe motit të keq.

Aksidenti fatal ka ndodhur dje gjatë orëve të pasdites, kur rreth orës 16.16, piloti ka humbur komunikimin me qendrën e kontrollit të fluturimeve. Nga informacionet e para u theksua se fatkeqësia ka ndodhur si pasojë e motit të keq dhe turbulencave.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski tha se kërkimet janë ndërprerë mbrëmë për shkak të kushteve të këqija në këtë lokalitet dhe terrenit të vështirë. Por ato do të vazhdojnë sot dhe se po tentohet që sa më shpejt të gjenden trupat dhe mbetjet e aeroplanit”, theksoi Angelovski./IBNA