
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, tha sot se rinia kosovare meriton edukim më cilësor.
Pas tryezës së organizuar nga kjo zyrë me temën “Arsimi cilësor në Kosovë”, ajo theksoi se edukimi duhet të bëhet prioritet i Qeverisë.
“Institucionet duhet që këtë çështje me rëndësi ta vënë mbi politikat ditore.
Edukimi cilësor është krucial për suksesin e Kosovës. BE do të rrisë përkrahjen për edukimin në Kosovë përmes ERA-s, financimit të IPA dhe institucioneve të tjera”, u shpreh ajo./Ibna/