Rezultatet për Parlamentin Evropian, shpresë për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit

Rezultatet për Parlamentin Evropian, shpresë për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit
Rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian janë një lajm i mirë për Kosovës dhe vendet tjera të rajonit të cilat aspirojnë të anëtarësohen në BE.
Partia Popullore dhe Socialdemokratët do të mbetet forcat kryesore në Parlamentin Evropian, ndërsa përqindja të lartë kanë fituar edhe liberalët dhe Partia e Gjelbërtë.
Njohësi i çështjeve politike Artan Murati thotë se, me rezultatet preliminare per Parlamentin Evropian, partite e ekstremit te djathte e me sendiment anti-BE nuk do te kene rol te madh ne legjislaturen e re.
“Lajmi i mirë është që nuk do të përballemi me partitë anti-BE, të cilat janë rrjedhimisht edhe anti-zgjerim. Kosova, në skenarin më të keq, do të vazhdojë të përballet me një politikë konfuze të BE-së nga subjektet tradicionaliste të saj. Megjithatë ka shpresë për më mire. Liberalet dhe të gjelbrit tash e sa vite janë avokuesit më të mëdhenj pro Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi”, thekson Murati.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda deklaroi se, me rezultatet e shkëlqyeshme të të gjelbërve dhe liberalëve e demokratëve, politika e zgjerimit duhet të konkretizohet dhe afatizohet.
Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të japë ofertë serioze të zgjerimit për shtetet e rajonit tonë.
Sipas rezultateve paraprake Partia Popullore Evropiane do të ketë 173 vende, Social Demokratët 147, Aleanca Liberale dhe Demokratët plus Republika Macron në Lëvizje 102, Të gjelbërit 71, Konservatorët dhe Reformistët 58, Evropa e Kombeve dhe Lirisë (Aleanca Salvini) 57, Evropa e Lirisë dhe Demokracia e Drejtë, Lëvizja Pesë Yje plus partia për Brexit 56, E majta e bashkuar e Evropës/ E Majta e Gjelbër Nordike 42 vende.
Sipas parashikimeve të para në mbledhjen e re të Parlamentit Evropian, partitë më të forta do të jenë Partia Popullore Evropiane, Social Demokratët dhe Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën./Ibna/