Reeker thirrje Kosovës për heqjen e tarifave ndaj Serbisë

Reeker thirrje Kosovës për heqjen e tarifave ndaj Serbisë

Philip Reeker, Këshilltar i Komandantit të Forcave ushtarake amerikane në Evropë, i cili së shpejti pritet të marrë detyrën e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën, nga Shkupi i bëri thirrje qeverisë së Kosovës për pezullimin e taksave ndaj mallrave serbe si kusht për vazhdimin e bisedimeve dhe gjetjen e një zgjidhjeje.

“Kosova nuk dorëzon asgjë duke negociuar. Por, rrezikon gjithçka duke mos negociuar”, u shpreh zoti Reeker duke shtuar se “druhet se qëndrimi i Kosovës ka shkaktuar dëme në raportet me Amerikën”.

Ai e quajti përparësi historike dhe strategjike të Shteteve të Bashkuara arritjen e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nën dialogun e ndihmuar nga Bashkimi Evropian.

“Presidenti Trump u ka bërë thirrje drejtuesve në Kosovë dhe në Serbi që të shikojnë përtej mendimeve për humbjet apo fitoret e së kaluarës dhe të ecin përpara sëbashku drejt një të ardhmeje më paqësore dhe në mirëqenie”, tha ambasadori Reeker.

“Me njohjen thelbësore të dyanshme, një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve do t’u lejojë të dy vendeve të vërejnë potencialin e tyre dhe ta lënë parapa përgjithmonë dhunën e viteve ’99 Të dy vendet, nëse ngecin bisedimet, rrezikojnë humbjene një shansi që vjen një herë në një gjeneratë për ta zgjidhur këtë çështje”,theksoi ambasadori Reeker.

Ai e përsëriti thirrjen për Beogradin dhe Prishinën që t’i heqin barrierat e bisedimeve dhe të lejojnë zhvillimin e dialogut./Ibna/