Ratifikimi i Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, ja sa shtete deri tani e kanë kryer

Ratifikimi i Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, ja sa shtete deri tani e kanë kryer

Ratifikimi i Protokollit për anëtarësim në NATO nga parlamentet e vendeve anëtare.  Deri tani gjysma e shteteve anëtare e kanë bërë këtë, thonë nga Qeveria.

“Deri tani Protokollin për anëtarësim e kanë ratifgikuar 13 nga 29 shtetet anëtare. Jemi të njoftuar se procedura për ratifikim ka filluar edhe në vendet e tjera anëtare. Realisht presim që tërë procedura e ratifikimeve të përfundojë nga fundi i këtij viti”, theksoi Dane Talevski,këshilltarë për punë të jashtme i kryeministrit Zoran Zaev. Edhe Qeveria është optimiste se në Samitin e NATO-s në dhjetor të këtij viti vendi do të jetë anëtarja e 30-ta e Aleancës.

Mbështetjen për të përmbyllur procesin e anëtarësimit të vendit në NATO e ka shprehur edhe ushtruesja e detyrës së ambasadores së SHBA-ve në Shkup, e cila ka thënë se ratifikimi së shpejti do të ndodhë edhe në Senatin Amerikan.

“Maqedonia e Veriut ka bërë reformat e duhura për të qenë anëtare e plotë e NATO-s andaj e ka mbështetjen e plotët të SHBA-së”, theksoi ushtruesja e detyrës së ambasadorit amerikan, Micaela Schweitzer-Bluhm.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Këshilli Veri-atlantik i Aleancës të hënën pritet të mbërrijnë për vizitë në Shkup, për të vlerësuar ecurinë e procesit të reformave në vend. /IBNA