Qeveria paralajmëron ndryshime të thella pas zgjedhjeve

Qeveria paralajmëron ndryshime të thella pas zgjedhjeve

Ndryshime kadrovike pas zgjedhjeve. Pas paralajmërimit të kryeministrit Zaev, edhe zëvendëskryeministrja Radmilla Sheqerinska porositi disa funksionarë në pushtetin ekzekutiv se do të marrin një “fshesë” për shkak të mos përmbushjes së pritshmërisë së qytetarëve.

“Porosia është marrë dhe pikërisht për shkak të kësaj porosie do të bëjmë ndryshime kadrovike menjëherë pas zgjedhjeve, kur edhe ligjërisht kemi të drejtë ta bëjmë këtë. Megjithatë, siç u theksua sot, ekipi i parë do të vendoset nga Kryeministri, por nuk mendoj se ndryshimet kadrovike do të kufizohen vetëm sa i përket përbërjes qeveritare”, theksoi Sheqerinska.

Rikonstruktimi i Qeverisë që paralajmërohet përpara fillimit të pushimeve verore do të përfshinte edhe ministritë dhe ndërmarrjet publike. Këtë e paralajmëroi ditë më e parë edhe kryeministri Zoran Zaev, pas rezultatit të dobët në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Por partnerët e koalicionit BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim) nuk kanë komentuar këto paralajmërime të kryeministrit. /IBNA