Qeveria e re e Zaevit nis javën tjetër

Qeveria e re e Zaevit nis javën tjetër

Kryeministri Zoran Zaev gjatë kësaj jave do ti jap fund rikonstruimit të Qeverisë së tij. Ai paralajmëroi ndërrimin e 8 ministrave dhe dhjetëra drejtorëve, për shkak të dështimit të tyre.

“Besoj që një ditë e më parë të përfundojmë planet për rikonstruimin e Qeverisë. Nëse Qeveria e re votohet të hënën ose të martën, menjëherë pas kësaj do të vazhdohet me emrat e drejtorëve”, theksoi Zaev.

Sipas tij, Qeveria e re do të jetë e fokusuar në përmbushjen e zotimeve të bëra për mandatin katër vjeçar dhe të ndjekë reformat.

Por opozita thotë se kjo Qeveri është e dështuar dhe se Zaev është ai që duhet të largohet.

“Zoran Zaevi si kryeministër gënjen. I gënjen qytetarët çdo muaj se veç sa nuk kemi marrë datë për fillim të negociatave. Ky është edhe një fakt tjetër se kjo qeveri nuk punon asgjë, se Zoran Zaevi është një nga kryeministrat më të paaftë”, theksoi Dimce Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Partitë opozitare shqiptare kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi që dështoi sigurimi i datës për fillimin e negociatave me BE-në.

Mandati i Qeverisë Zaev skadon në dhjetor të 2020, kur pritet të zhvillohen zgjedhje të parakohshme parlamentare./IBNA