Prokuroria Speciale në sprovë, partitë përcaktojnë fatin e saj

Prokuroria Speciale në sprovë, partitë përcaktojnë fatin e saj

Grupet e punës të pushtetit dhe VMRO-DPMNE-së opozitare akoma nuk kanë gjetur zgjidhje për statusin e ardhshëm të Prokurorisë Speciale.

Ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska thotë se opozita nuk po pranon ligjin e propozuar.

“Neni 105 është pengesë kyçe, i cili duhet të mundësojë vazhdim të ndjekjes së krimeve të bëra penale”, theksoi Deskoska. Opozita ka kërkuar konsutime shtesë, ndërsa për sot është caktuar takimi i ri i grupeve të punës.

VMRO-DPMNE insiston që Prokuroria Speciale të bëhet pjesë e njësisë për krim të organizuar në kuadër të Prokurorisë së Përgjithshme. Kryetari i kësaj partie kërkoi që kryeprokurori i kësaj Prokurorie Speciale të jetë me propozim të opozitës.

Ministrja e Drejtësisë Deskoska thotë se qëndrimi i tyre është i qartë që kjo prokurori të jetë organ i veçantë.

Kryeprokurorja Speciale, Katica Janeva deklaroi do ta respektojë vendimin ligjor të cilin do ta harmonizojnë të dyja palët.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar që të arrihet marrëveshje që Prokurorisë Speciale ti sigurohet vazhdimi i hetimeve, ngritja e akuzave dhe hetimeve të reja.

Marrëveshja për ligjin për Prokurorinë Speciale është një prej kushteve për marrjen e raportit pozitiv të Komisionit Evropian. Prokuroria Speciale u formua në vitin 2015 si pjesë e marrëveshjes politike për të hetuar skandalin e përgjimeve që nxorri veprime kriminale të qeverisjes së kaluar të udhëhequr nga ish-kryeministri Nikola Gruevski./IBNA