Presioni ndërkombëtarë unifikon skenën politike në Kosovë

Presioni ndërkombëtarë unifikon skenën politike në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  mbrëm vonë ka realizuar një takim me liderin LDK-së, Isa Musfara. Takimi i pa paralajmëruar ka ardhur menjëherë pas bisedimeve mes dy zyrtarët e lartë amerikanë, të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, John Erath dhe Brad Berkley, të cilën kanë përcjellur mesazhe të qarta për lidershipin kosovarë.

Agjencia e lajmeve Ibna mëson se, zyrtarët amerikanë kanë kërkuar që në procesin e dialogut të përfshihen të gjitha forcat politike në vend drejtë arritjes së një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Në takim gjithashtu është kërkuar pezullimi i taksës dhe vazhdimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Agjencia e lajmeve Ibna mëson se gjatë ditëve të ardhshme nuk përjashtohet mundësia që LDK-ja të behet pjesë e procesit të bisedimeve.  Gjithashtu pritet edhe riformatim i kabinetit qeverisë ku mund të përfshihet që qeverisje edhe kjo parti opozitare.

Ditëve të fundit janë shtuar përpjekjet e SHBA-ve në procesin e normalizimit të raporteve mes dy shteteve. Përfaqësuesit amerikanë në Prishtinë dhe Beograd kanë kërkuar që gjatë vitit 2019 të arrihet marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.  Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj është shprehur dhe bisedimeve dhe pro një marrëveshjeje që nuk rrezikon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. /Ibna/