Presidenti i Kosovës kërkon bashkim kombëtar me Shqipërinë

Presidenti i Kosovës kërkon bashkim kombëtar me Shqipërinë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi një kohë të gjatë ka promovuar idenë e anëtarësimin të vendit në BE dhe organizata relevante ndërkombëtare.
Së fundi ai ka filluar ta ndryshoj qasjen duke promovuar idenë e bashkimit kombëtarë me Shqipërinë.
Të shtunën, ai ka thënë se në një të ardhshme të afërt të dy shtetet do të jetojnë bashkë.
“Ju keni qenë bashkërisht me ne në luftë dhe bashkërisht do të jetojmë në liri dhe bashkërisht do të jetojmë në një të ardhme të afërt, në një shtet të përbashkët Kosove dhe Shqipëri’, ka thënë Presidenti i Kosovës në një ceremoni të mbajtur në Has të Shqipërisë.
Pos bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, Thaçi ka theksuar se edhe tre komunat shqiptare në Jug të Serbisë do ti bashkohen Kosovës.
“Ju e dini botërisht dhe e ritheksoj edhe sot këtu zotimin tim dhe përkushtimin tim jetësor që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.
Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë e ka në program Lëvizja Vetëvendosje, e cila kohëve të fundit më shumë po angazhohet për të ruajtur kufijtë aktualë të Kosovës.
Sidoqoftë, krejt këto deklarata po bëhen në kohën kur Bashkimi Europian e ka bllokuar Kosovën si në rrugën europiane edhe në atë të liberalizimit të vizave.
Nuk dihet nëse Presidenti Thaçi po i bën këto deklarata për t’i bërë presion BE’së apo po shkon drejt pjesës së dytë të mandatit presidencial dhe po tenton të lë shenjë, të paktën me deklarata, se ishte për bashkim kombëtar./Ibna/