Polonia dhe Sllovakia ratifikuan sot Protokollin për anëtarësim në NATO

Polonia dhe Sllovakia ratifikuan sot Protokollin për anëtarësim në NATO

Polonia dhe Sllovakia ratifikuan sot Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Me këtë ka shkuar në 11 numri i vendeve që kanë dhënë dritë jeshile për hyrjen e vendit në NATO. “Sot dy uratat më të mira i morëm nga Polonia dhe Sllovakia”, theksoi ministrja e mbrojtjes, Radmila Sekerinska. Kuvendet e dy vendeve me shumicë votash kanë ratifikuar Protokollin për anëtarësim. Në elaborimin e Ligjit për ratifikimin e Protokollit, thuhet se pranimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të kontribuojë për stabilizimin e Ballkanit dhe do të ndihmojë për vazhdimin e reformave në këtë pjesë të Evropës. Pas ratifikimit të Protokollit në parlamentet e të gjitha 29 vendeve anëtare të Aleancës, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e plotfuqishme./IBNA