PNUD: papunësia, korrupsioni, varfëria problemet më të mëdha të Kosovës

PNUD: papunësia, korrupsioni, varfëria problemet më të mëdha të Kosovës

Papunësia, korrupsioni dhe varfëria vazhdojnë të jenë tri problemet më të mëdha për qytetarët e Kosovës.

Këto janë konkluzionet e raportit të fundit të Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNDP.  

Menaxheri i këtij projekti, Arben Qirezi, ka thënë se se 29.4 për qind e qytetarëve të anketuar, e kanë renditur papunësinë në Kosovë si problem kryesor, derisa kurse 23.4 për qind të tjerë korrupsionin.

Sipas të dhënave, për 8.6 për qind të respodentëve konsiderojnë se varfëria është problemi më i madh për qytetarët e Kosovës.

Megjithatë në raport është thënë të jetë vërejtur rritje e kënaqshmërisë së qytetarëve me punën e institucioneve.

“Është një rritje e ndjeshme e kënaqshmërisë së qytetarëve me punën e gjykatave dhe zyrën e prokurorit të shtetit. Ka pasur rritje të kënaqshmërisë me punën e kryetarit të kuvendit, Kuvendit dhe Qeverisë. Rënie shumë të lehtë ka pasur kënaqshmëria me punën e presidentit të Kosovës, ka një rënie prej 0.7 për qind. Megjithatë niveli i kënaqshmërisë me punën e presidentit të Kosovës, prin në raport me nivelin e kënaqshmërinë me punën e institucioneve tjera”, është shprehur Qirezi.

Liria e shprehjes, sipas këtij raporti, ka shënuar një rritje prej 6 për qind, derisa rritje ka pasur edhe besueshmëria e qytetarëve për punësim në sektorin publik në bazë të meritokracisë.

Në këtë hulumtim janë anektuar 1300 qytetarë nga të gjitha komunat e Rerpublikës së Kosovës. /Ibna/