Përfundojnë zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, pritet numërimi i votave për shpalljen e presidentit të ri

Përfundojnë zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, pritet numërimi i votave për shpalljen e presidentit të ri

Në Maqedoninë e Veriut janë mbyllur qendrat e votimit dhe se pritet numërimi i votave për të shpallur fituesin e këtyre zgjedhjeve nga dy kandidatët Stevo Pendarovski, i koalicionit qeveritar dhe Gordana Siljanovska – Davkovka e opozitës maqedonase.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor tha se zgjedhjet janë të suksesshme dhe se është arritur censusi i nevojshëm prej mbi 40 për qind të votuesve, pasi që në votime kanë dalur mbi 44.53 votues nga 1.8 milionë qytetarë me të drejtë vote.

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski tha se zgjedhjet kanë kaluar në një atmosferë të qetë dhe demokratike, me disa parregullsi të vogla. Sipas tij, gjatë orëve në vijim do të publikohen rezultatet nga numërimi i votave, ndërsa shpallja e rezultateve finale pritet të bëhet para mesnate. Një pjesë e përfaqësuesve të lartë të partive në pushtet përmes rrjeteve sociale kanë paralajmëruar fitoren e kandidatit të tyre, Stevo Pendarovski. Numri më i madh i votuesve është regjistruar në komunat Demir Hisar 67%, Gevgelija 66% si dhe komuna tjera. Ndërsa numri më i vogël i votuesve është regjistruar në komunat me shumicë shqiptare./IBNA