Përfundimisht shuhet sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit

Përfundimisht shuhet sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit

Kuvendi dje me shumicën absolute të votave vendosi që të shuaj Sekretariatin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, një organ i lartë qeveritar në cilësinë e një dikasteri ministror, që ishte themeluar për implementimin e marrëveshjes paqësore që i dha fund konfliktit të vitit 2001.

Shuarja e këtij dikasteri në formë ministrie hasi në reagime nga ish-luftëtarët e UCK-së, të cilët nuk janë pajtuar me vendimin. Mes tyre ishte edhe Hazbi Lika, i cili deri tani ka ushtruar postin e zëvendëskryeministrit të Marrëveshjes së Ohrit. Në vend të sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit është themeluar ministria për sistem politik dhe marrëdhënie midis komuniteteve./IBNA