Pendarovski takoi kryeparlamentarin Xhaferi, në fokus agjenda evropiane

Pendarovski takoi kryeparlamentarin Xhaferi, në fokus agjenda evropiane

Shefi i shtetit Stevo Pendarovski dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në takimin e sotëm e kanë theksuar rëndësinë e Parlamentit në realizimin e agjendës reformuese dhe të dimensionit parlamentar në realizimin e interesave të shtetit në planin ndërkombëtar.

Në takim, siç theksoi Kabineti i Pendarovskit, Xhaferi ia ka uruar Pendarovskit funksionin dhe i ka dëshiruar punë të suksesshme në pesë vitet e ardhshme.

Pendarovski dhe Xhaferi kanë shkëmbyer mendime për gjendjen aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Të dy bashkëbiseduesit e kanë theksuar rëndësinë që të gjitha institucionet në shtet në periudhën e ardhshme t’i drejtojnë kapacitetet e përgjithshme drejt realizimit të hapit të ardhshëm të rëndësishëm në integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut – caktim të datës për fillimin e negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian. Pendarovski javën e kaluar u takua edhe me kryeministrin Zoran Zaev. /IBNA