Pendarovski nga Brukseli: Presim datën për bisedime, e kemi merituar

Pendarovski nga Brukseli: Presim datën për bisedime, e kemi merituar

Presidenti Stevo Pendarovski ka thënë në Bruksel se këtë qershor, Bashkimi Evropian ka mundësi historike për të dëshmuar lidership dhe vizion për gjithë rajonin. “Këtë do ta bëjë me atë do t’i japë datë për negociata Maqedonisë së Veriut. Qytetarët tanë nuk kërkojnë datë të pameriuar për negociata, por shans të merituar për të ndërtuar shtet evropian me shoqëri të drejtë, humane dhe përparimtare”, ka thënë Pendarovski pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Tusk pranoi se disa nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk janë të gatshme të pranojnë fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut gjatë qershorit. Sipas tij, Shkupi zyrtar ka kryer të gjitha detyrat që priste BE-ja dhe se ai vetë parapëlqen zbatimin e rekomandimit të KE-së.

Fillimi eventual i negociatave me BE-në ka qenë temë në takimin e Pendarovskit edhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Federika Mogerini. Në 18 qershor, ministrat e jashtëm të vendeve anëtare kanë takimin e parë kurse në 22 dhe 23 qershor, Këshilli pritet të marrë vendim përfundimtar për negociatat me Maqedoninë e Veriut./IBNA