Pendarovski mesazh BE-së: ne i mbajtëm premtimet, t’i mbajë dhe ajo

Pendarovski mesazh BE-së: ne i mbajtëm premtimet, t’i mbajë dhe ajo

Presidenti i Maqedonisë Veriore, Steve Pendarovski theksoi se Evropa duhet të jetë më vendimtare në drejtim të zgjerimit. Në një intervistë për Radio Televizionin e Malit të Zi, duke iu referuar dhe procesve të Podgoricës në këtë drejtim, Pendarovksi deklaroi:

“Cili është mesazhi për ne që ne nuk kemi filluar akoma për të negociuar? Nëse ju negocioni për shtatë vjet dhe ende nuk ka dritë në fund të tunelit, çfarë mund t’u them qytetarëve të mi në Maqedoni Veriore, sa kohë do të zgjasë kjo, 15 -20 vjet?”, tha Pendarovski

Edhe Maqedonia Veriore dhe Shqipëria ishin në pritje që të hapnin negociatat me BE-në muajin e kaluar, vendimi u shty, për shkak të asaj që përflitet ndarjet në BE rreth çështjes.

“Gjithçka që ata kërkuan prej nesh, ne e kemi përmbushur gjithçka, përfshirë kompromise të rënda dhe tani është koha që Evropa të përmbush atë që premtoi”, tha Pendarovski./IBNA