Pendarovski-Dimitrov: Nevojitet bashkëpunim konkret dhe thelbësor mes dy institucioneve

Pendarovski-Dimitrov: Nevojitet bashkëpunim konkret dhe thelbësor mes dy institucioneve

jendja e përgjithshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe situata në rajon ishin temë e takimit të sotëm midis presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov.

Në takimin, siç kumtoi Kabineti i presidentit, u bë fjalë edhe për bashkëpunimin e ardhshëm mes dy institucioneve.

“Presidenti Pendarovski dhe ministri Dimitrov u pajtuan për nevojën për bashkëpunim konkret dhe thelbësor mes Kabinetit të presidentit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme për çështje me kompetencë të ndarë, e në funksion të paraqitjes së harmonizuar në planin ndërkombëtar dhe realizimin e qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nënvizon kabineti i presidentit.

Në takim u bisedua edhe për funksionalitetin e rrjetit ekzistues diplomatik-konsullar dhe për nevojën për plotësimin e shpejtë të përfaqësive prioritare diplomatike-konsullare, me qëllim të realizimit të papenguar të prioriteteve të jashtme-politike. Pendarovski dhe Dimitrov presin sinjale pozitive nga BE lidhur me datën për fillimin e bisedimeve. /IBNA