Parlamenti i Kosovës seancë të jashtëzakonshme për ikjen e të rinjve

Parlamenti i Kosovës seancë të jashtëzakonshme për ikjen e të rinjve
Parlamenti i Kosovës ka filluar një seancë të jashtëzakonshme ku po diskutohet ikja masive e të rinjve drejtë vendeve të Bashkimit Evropian.
Në këtë seancë deputetët e opozitës theksuar se ikja e rinisë është rezultat i mungesës së perspektivës dhe papunësisë së lartë.
Në fjalën e tij deputeti i LDK-së, Fidan Rekaliu tha se, është brengosëse ikja e të rinjve.
“Ikja e qytetarëve është gjëja më e keqe që po i ndodh Kosovës. Secili nga ne  i kemi të njohura arsyet pse të rinjtë po largohen nga Kosova e kryesorja prej tyre është pa perspektiva për një jetë normale”, theksoi Rekaliu.
Ai ka shtuar se Kosovës po i ikë rinia, po i ikë e ardhmja.
Deputeti i tjetër i LDK-së, Naser Rugova tha se,  është momenti i fundit që të adresohen brengat, arsyet dhe trendet jashtëzakonisht shqetësuese të ikjes së të rinjve.
“Sot duhet që nga kjo seancë e jashtëzakonshme të tentojmë të dërgojmë mesazh unifikues, pa marr parasysh pozitë apo opozitë, tek njerëzit e rinj që po e lëshojnë Kosovën e po i lënë vendet e punës, e në veçanti mjekë, profesor e në lëmi të tjera. Të gjithë si klasë politike kemi hise në këtë degradim moral, politik, institucional, kulturor, akademik”, ka thënë ai.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se tema e ikjeve të të rinjve jashtë vendi është dashur të diskutohet shumë më herët.
Sipas tij, seanca në fjalë është hirrur pa asnjë paralajmërim dhe se sipas tij nuk është e udhës të vendoset aq shpejtë për një seancë të kësaj natyre.
Deputeti i PSD-së, Visar Imeri tha se, qytetarët po ikin për shkak të mungesës së kushteve për një jetë normale. Ai duhet të analizohen shkaqet për ikjen e të rinjve, sepse ky fenomenë tashmë është bërë kolektivë.
Në anën tjetër, deputeti i AAK-së, ka theksuar se opozita po bën propagandë për faktin se nga viti 2015 deri më sot numri i të rinjve që janë larguar është zvogëluar nga 67 mijë në vitin 2015 në 3500 në vitin 2018.
Ai ka thënë se, për dallim nga vitet e më parshme kur të rinjtë largoheshin në mënyrë ilegale, sot ata po ikin me kontrata pune në Gjermani dhe për studime në vende tjera të BE-së. /Ibna/