Parlamenti Evropian konfirmon mandatin për liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian konfirmon mandatin për liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian ka votuar sot pro vazhdimit të mandatit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon përmes një postim në Twitter, tha se tani i takon Këshillit Evropian të bëjë punën e tij.

“Shumica kanë votuar në të mirë të liberalizimit të vizave për Kosovën. I bëjmë thirrje Këshillit Evropian të veprojë TANI”, është shprehur ajo.

Parlamenti Evropian ka diskutuar për këtë çështje të mërkurën mbrëma dhe në mesin e diskutimeve mes përfaqësuesve evropianë, ka pasur dallime të qarta në qëndrime për këtë çështje.

Fajon e ka thënë të mërkurën se Bashkimi Evropian ka dështuar që të realizojë premtimet e tij ndaj Kosovës./Ibna/