Papa Françesku në Shkup

Papa Françesku në Shkup

Kreu i Kishës katolike, Shenjtëria e tij Papa Françesku sot mbërrit për vizitë në Shkup, ku do të mbajë meshën në sheshin ku pritet të marrin pjesë mbi 15 mijë veta.

Ai në Aeroportin e Shkupit u prit nga presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, ipeshkvi i kishës katolike dhe autoritete të tjera të larta.

Masat e sigurisë janë të nivelit të lartë dhe se janë angazhuar të gjitha kapacitetet institucionale dhe të sigurisë që kjo vizitë të kalojë e qetë, theksuan autoritetet qeveritare.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e jashtme, Viktor Dimovski tha se gjithçka është gati dhe se bëhet fjalë për një vizitë historike, e cila vjen në një periudhë kur vendi pret hapjen e rrugëtimit drejt BE-së dhe anëtarësimin në NATO.

Qeveria ka shpallur ditë jopune në tërë territorin e Shkupit. Masat e sigurisë janë ndërmarrë në përputhje me standardet e një vizite të Papës në ndonjë vend.

Qendra e Shkupit do të jetë e mbyllur plotësisht për komunikacion dhe të gjitha makinat do të hiqen nga parkingjet. Masa të veçanta do të zbatohen edhe për kalimtarët. Qytetarët që drejtohen drejt meshës në sheshin e Shkupit duhet të tregojnë letërnjoftimet për hyrje në këtë zonë. Do të jenë të mbyllura edhe tre urat mbi Vardar. Papa Françesku vjen në Shkup nga Bullgaria. Ai do të takohet me përfaqësues shtetëror, sektorin joqeveritar dhe do të vizitojë shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës, duke përfshirë edhe një familjar të saj. Maqedonia e Veriut është vendi i 42 që e viziton Papa Françeski nga emërimi i tij në krye të Kishës Katolike në vitin 2013./IBNA