Papa Françesku në meshën në Shkup thirrje për paqe, dashuri dhe bashkëjetesë

Papa Françesku në meshën në Shkup thirrje për paqe, dashuri dhe bashkëjetesë

Kreu i Kishës Katolike të Romës, Papa Françesku sot shërbeu meshë në sheshin e Shkupit para rreth 15.000 qytetarëve nga vendi, si dhe besimtarë nga vende të tjera. Papa dërgoi mesazh për paqe, bashkëjetesë, dashuri më të madhe për Perëndinë dhe për njerëzit. “Kjo duhet Për të zëvendësuar indiferencën dhe shpifjet me ndjeshmëri dhe shpresë, për të kapërcyer stereotipet dhe për t’u kujdesur për njëri-tjetrin”, rekomandoi Papa Françesku në Meshën në Shkup. Ai bëri thirrje që të ndiqet vepra e Nënë Terezës si një shembull i vëllazërisë, dashurisë dhe dhembshurisë midis njerëzve.

Papa i Kishës Katolike të Romës, i cili qëndron në një vizitë apostullore në vend, erdhi në shesh me të ashtuquajturin “papamobil”, ku ai u mirëprit nga një mori qytetarësh të mbledhur. Kreu i Kishës Katolike të Romës pati takime me kreun shtetëror në “Vila Vodno” dhe më pas në Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës u takua edhe me liderët e bashkësive fetare dhe grupit të qytetarëve nga kategoritë e prekura. Pas liturgjisë do të mbajë Takim ekumenik dhe ndërfetar me të rinjtë në Kishën Katolike, ndërsa më pas me klerikët dhe me familjet e tyre. Më pas ai pritet të largohet drejt Vatikanit./IBNA