PAPA FRANÇESKU: JAM I LUMTUR QË KAM ARDHUR NË VENDLINDJEN E NËNËS TEREZË

PAPA FRANÇESKU: JAM I LUMTUR QË KAM ARDHUR NË VENDLINDJEN E NËNËS TEREZË

“Jam i gëzuar që po vij në Maqedoninë e Veriut në 25 vjetorin e vendosjes së Marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë”, deklaroi Papa Françesku në fillimin e fjalimit të tij në vilën presidenciale në  Shkup.

Papa Françesku foli edhe për karakterin multietnik dhe multifetar të vendit, duke thënë se kjo është një karakteristik e veçantë e Maqedonisë së Veriut.

“Përkatësia e ndryshme fetare dhe etnike, mes maqedonas, shqiptar, serbë, kroat dhe të tjerë ka krijuar një mozaik të bukur, që do të zbukurohet edhe më tej, nëse dini që ta bartni edhe në gjeneratat e reja”, tha Papa Françesku.

Ai tha se dëshiron të nënvizoj përpjekjet e Maqedonisë së Veriut në lidhje me krizën e migrantëve për tu dalë në ndihmë atyre.

Ai përmendi edhe Nënë Terezën, duke thënë se është i lumtur që po viziton vendin ku ka lindur ajo, duke thënë se Nëna Tereza është një simbol i sakrificës. “E kam fjalë për Nënën Terezën, e lindur në Shkup në vitin 1910. Jam i lumtur që do të mund të lutem në memorialin e ndërtuar për të. Duhet të jeni krenar për veprën e saj”, tha më tej Papa Françesku. Delegacioni nga Vatikani vizitoi edhe Shtëpinë memoriale të Nënë Terezës, ndërsa më pas pritet mbajtja e meshës në sheshin e Shkupit. Vizita disaorëshe e kreut të Vatikanit pritet të përmbyllet pasdite. /IBNA