Palmer vizitë në Beograd, temë kryesore Kosova

Palmer vizitë në Beograd, temë kryesore Kosova
Zëvendësndihmës-sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Matthew Palmer, sot do të zhvillojë vizitë zyrtare në Serbi.
Palmer, do të zhvillojë takime të ndara me presidentin serb, Aleksandar Vucic dhe kryeministren Ana Brnabic.
Sipas medieve serbe, temë kryesore e këtyre takimeve do të jetë Kosova.
Sipas raportimeve, Palmer, sot në Serbi pritet të sjellë një pozicion të rishikuar të Shteteve të Bashkuara mbi Kosovën.
Nga qëndrimi i vendosur i Shteteve të Bashkuara se çështja e Kosovës u zgjidh në vitin 2008, me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, shumë gjëra kanë ndryshuar deri më sot..
Deklaratat e zyrtarëve amerikanë në muajt e fundit kanë treguar se qëndrimi i Uashingtonit mbi Serbinë po ndryshon, i cili tani është i gatshëm të mbështesë çdo marrëveshje Beograd-Prishtinë që është e pranueshme nga të dyja palët.
Kjo mbështetet edhe nga deklarata e fundit e Palmer, e cila tha se Shtetet e Bashkuara nuk i tërheqin vijat e kuqe në procesin e dialogut, në lidhje me atë për të cilën do të flisnin të dyja palët, por kjo nuk do të thotë që të gjitha opsionet janë të hapura.
Kujtojmë se Zëvendësndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer, me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ishte takuar edhe në tetor të vitit të kaluar.
Pas këtij takimi u tha se Amerika mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për të arritur një marrëveshje që do të çonte në një normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe se Uashingtoni ishte i përkushtuar në përparimin e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Së fundi SHBA-të kanë shtuar rolin e tyre në gjetjen e një kompromisi për arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në një letër të dërguar presidentit të Serbisë Aleksandar Vucic ka kërkuar që Serbia të njoh Kosovën si një shtet të pavarur dhe sovran.
Në këtë letër presidenti amerikan shkruan se si Amerika dhe Serbia duhet të sigurohen që shekulli i ardhshëm i partneritetit mes tyre të sjellë paqe.

/Ibna/