Palmer: Prishtina dhe Beogradi të kthehen në tryezën e dialogut

Palmer: Prishtina dhe Beogradi të kthehen në tryezën e dialogut

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, thotë se Beogradi dhe Prishtina në tryezën e bisedimeve duhet të kthehen para zgjedhjeve lokale në Serbi, të paralajmëruara për pranverën e ardhshme.

“Kur është fjala për kalendarët politikë në Serbi dhe Kosovë, një dritare tani është e hapur për mundësinë e kthimit në negociata dhe progres. Zgjedhjet në Serbi ka të ngjarë të vijnë në pranverën e ardhshme dhe është e rëndësishme që bisedimet të vazhdojnë më parë, sepse cikli i zgjedhjeve e bën më të vështirë”, ka thënë Palmer, shkruan BBC në.

Negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës janë të “thyer” nga nëntori i vitit të kaluar, kur Kosova ka prezantuar një taksë prej 100 për qind në importin e mallrave nga Serbia.

Ishte pritur që diçka do të ndodhte më 1 korrik në Paris në një samit në të cilin përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor duhej të priteshin nga presidenti francez Emanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Megjithatë, një javë përpara samitit, u njoftua se takimi u anulua. Zyrtarët e Beogradit dhe Prishtinës shkëmbyen akuza të ndërsjella për një përpjekje të dështuar për kthimin e negociatave.

Dhe Palmer, thotë se është e nevojshme të gjendet një rrugë për Beogradin dhe Prishtinën që të kthehen në tryezën e negociatave./Ibna/