Palmer: Nuk vendosim afate e as vija të kuqe në bisedimet Kosovë – Serbi

Palmer: Nuk vendosim afate e as vija të kuqe në bisedimet Kosovë – Serbi
ëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Mathew Palmer, tha se Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë një afat të caktuar për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por do të dëshironin një rifillim sa më të shpejtë të bisedimeve.
“Ne mbështesim normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ne duam të shohim që dialogu për arritjen e këtij synimi të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që palët të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve në kohë. Në se kjo do të ndodh apo jo deri në fund të vitit, nuk jam në gjendje ta parashikoj”, deklaroi për VoA Palmer.
Ai ka thënë se vendosja e afatave apo një kufiri artificial kohor nuk do të ndihmonte arritjen e një marrëveshjeje apo të lehtësonte procesin.
“Mendoj se është shumë e rëndësishme që Serbia, udhëheqja politike në Beograd të pranojë se Kosova ka agjenci të pavarura. Kosova nuk është thjesht një instrument i Shteteve të Bashkuara. Kosova është një vend i pavarur, një shoqëri e pavarur që ka politikat e veta dhe këto politika duhet të zbatohen. Çështja e negociatave, çështja e tarifave është çështje e ngarkuar politikisht në kontekstin e politikës në Kosovë.
Ne do të mbështesnim pezullimin apo heqjen e tarifave si një mjet për t’u kthyer në dialog. Ne mendojmë se ky do të ishte një hap i rëndësishëm përpara.
Por, gjithashtu mendojmë se është e rëndësishme që vetë palët të gjejnë një rrugë për të manovruar sfidat në të dyja anët për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve, për të gjetur një rrugë përpara për të arritur një zgjidhje të negociuar”, u shpreh zyrtari i lartw amerikan./Ibna/