Pacolli kërkon takim dhe unitet në procesin e bisedimeve me Serbinë

Pacolli kërkon takim dhe unitet në procesin e bisedimeve me Serbinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka sot në një takim urgjent lidershipin kosovar për diskutuar rreth kërjesës së SHBA-ve për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe.

Ai ka theksuar se duhet të trajtohet me respekt kërkesa e presidentit të SHBA-ve Donald Trump për vazhdimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

“Ne, gjithë institucionet tona duhet të flasim me një zë si na kërkoi Presidenti Trump.

Këto letra brenda një kohe kaq të shkurtër, mesazhet e tyre në përputhshmëri me njeri tjetrin, janë rast që ne të forcohemi mes vete dhe jo të ndahemi! Ndaj unë ftoj për një takim të përbashkët, urgjente të gjithë udhëheqësve politikë të Kosovës me miqtë tanë të SHBA-ve dhe të perëndimit për të kordinuar veprimet tona, cilat do qofshin ato por që shkojnë në interesin e miqësisë më aleatet tonë përendimor dhe në interesin kombëtar.

Koha nuk pret, është momenti i vendimeve të mëdha”, ka theksuar Pacolli./Ibna/