Pacolli ia ndalon hyrjen në Kosovë kryeministres serbe

Pacolli ia ndalon hyrjen në Kosovë kryeministres serbe
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka dërguar një porosi kryeministres së Serbisë, Ana Brnabic se ajo nuk do të mund të hyjë në Kosovë për sa kohë ndjek një ideologji raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës dhe ndërmjet etnive që jetojnë këtu.
Regimi i shefit të diplomacisë kosovare vjen pasi kryeministrja serbe shqiptarët e Kosovës sot i quajti “njerëz që vijnë nga mali”.
“I pështirë dhe krejtësisht të papranueshëme komentet e Kryeministres serbe Ana Brnabic në prani të shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi ndaj Kosovës “që kemi të bëjmë me njerëz që vijnë nga mali”.
Diplomati kosovar theksoi se, ky racizëm i institucionalizuar në Serbi, që ka brumin në ideologjinë ultranacionaliste të sëmurë që promovon Qeveria e Ana Brnabicit.
“Shpresoj që Evropa sot të kuptojë se me çfarë lloj njerëzish kemi të bëjmë, me ata që kanë mbështetur vrasjet masive dhe mohojnë krimet e luftës të kryera nga Beogradi në ish-Jugosllavi.
E them me përgjegjësi që sa të jem unë ministër i jashtëm i Republikës së Kosovës, nuk do të lejojë që Kryeministrja serbe të hyjë në Kosovë, për sa kohë që ajo të ndjek një ideologji raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës dhe ndërmjet etnive që jetojnë këtu”, ka shkruar Pacolli”, u shpreh Pacolli. /Ibna/