Pacolli i shkruan Mogherinit, paralajmëron masa ndaj Serbisë pas arrestimit të zyrtarit kosovar

Pacolli i shkruan Mogherinit, paralajmëron masa ndaj Serbisë pas arrestimit të zyrtarit kosovar
Autoritetet e Serbisë kanë arrestuar dje Marjan Gjokajn, i cili është zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës.
Lajmin për arrestimin e tij dje e dha ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, i cili sot e ka njoftuar Federica Mogherinin lidhur me këtë ngjarje.
“Unë i kam shkruar sot, për të disatën herë, Federica Mogherinit Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme për të shprehur shqetësimin e thellë të Republikës së Kosovës për arrestimin dhe kërcënimin e vazhdueshëm të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe në kundërshtim me marrëveshjen e lëvizjes së lirë dhe të drejtat e tyre themelore”, deklaroi Pacolli.
Ai i ka bërë thirrje BE-së që të ndërhyjë dhe të ndalojë këto veprime nga Beogradi.
“Kosova është e gatshme të marrë masa për të reaguar dhe për të mbrojtur qytetarët e saj të të gjitha përkatësive etnike dhe fetare”, ka paralajmëruar Pacolli./Ibna/