Tramp e dërgoi për ratifikim në Senat protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
Presidenti amerikan, Donald Tramp e dërgoi për ratifikim në Senat protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, kumtoi Shtëpia e Bardhë. Në letrën e Trampit për Senatin thuhet se “Maqedonia e Veriut është partnere e fuqishme e SHBA-së në sferën e sigurisë dhe anëtarësimi i saj në NATO do të jetë me rëndësi për interesat strategjike të SHBA-së dhe Aleancës”. Protokolli për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO u nënshkrua deri tek vendet anëtare të Aleancës më 6 shkurt 2019 në Bruksel. Deri tani një pjesë e vendeve anëtare kanë firmosur këtë dokument, që i hap rrugën Maqedonisë së Veriut për tu bërë anëtarja e 30-të e Aleancës Veriatlantike./IBNA
Samiti i Berlinit – Ballkani Perëndimor akoma shihet si një rajon krize
Nga Muhamer Pajaziti  Samiti i Berlinit dëshmoi se vendevet më të fuqishme të BE-së akoma e shohin Ballkanin Perëndimor si një rajon krize. Rreth dy dekada pas firmosjes së Paktit të Stabilitetit, Bashkimi Evropian nuk ka shënuar ndonjë progres të duhur në këtë rajon. Akoma flitet për përmbushjen e kritereve të Kopenhagës të përcaktuara në vitin 1993, reformat politike, ekonomike dhe aquis comunitare. Në Berlin kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Macron, janë se do të jenë më sy hapur me zhvillimet në Ballkan, por nuk dhanë ndonjë shpresë për integrimin e këtij rajoni në një të ardhme të afërtë. Udhëheqësit e dy vendeve kryesore të Bashkimit Europian premtuan se do të angazhohen fuqishëm për stabilitetin e këtij rajon....
Kërkesat e Kosovës në samitin e Berlinit
Në samitin e Berlinit liderët kosovarë kanë shprehur qëndrimet diametralisht të kundërta sa i përket procesit të bisedimeve me Serbinë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci është shprehur më pesimist duke hedhur kritika të ashpra ndaj Bashkimit Evropian, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj ka vlerësuar lartë rolin e Gjermanisë dhe të kancelares gjermane, Angela Merkel. Presidenti Thaçi pas takimit iu tha gazetarëve se “Bashkimi Evropian është shumë i dobët dhe jo unik për të lëvizur gjërat përpara në Ballkan prandaj duhet përfshirja e Shteteve të Bashkuara”. Presidenti i Kosovës kërkoi nga Gjermania dhe Franca që të bëjnë trysni ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës. Ai gjithashtu kërkoi liberalizimin e vizave si dhe një kërkim falje nga lidershipi serb për krimet e bëra...
Samiti i Berlinit, Thaçi: Nuk ka dialog pa praninë e SHBA-së
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se nuk mund të ketë dialog apo negociata pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deklarata e presidentit të Kosovës bëhet disa orë para se të fillojë Samiti i Berlinit i thirrur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Në një prononcim për mediat krah kryeministrit Ramush Haradinaj, presidenti Thaçi tha se “Kosova është shtet i pavarur dhe se nuk mund të ketë negociata pa praninë e Shteteve të Bashkuara. Kosova është shtet i pavarur sovran, Preshevë, Bujanoc krejt jemi Kosovë”. Nga ana e tij, kryeministri Ramush Haradinaj mohoi se ekziston një draft i konkluzioneve të Samitit të Berlinit. “Ajo që është me rëndësi është se Kosova ka qëndrimet e veta pra...
Fushata në javën e fundit, kandidatët në garë për të tërhequr sa më shumë vota në balotazh
Fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale po hyn në javën e fundit. Stevo Pendarovski, kandidati i partive në pushtet dhe Gordana Siljanovska – Davkova, kandidate e opozitës maqedonase kanë planifikuar takimet e fundit me qytetarët deri ditën e premte, kur në mesnatë hyn heshtja zgjedhore. Pendarovski dhe Siljanovska – Davkova janë në garë për të tërhequr votuesit e papërcaktuar dhe për të nxitur që të dalin në votime edhe ata qytetarë që nuk votuan në raundin e parë, apo ata që votuan për kandidatin e partive shqiptare, Blerim Reka, i cili mori 80 mijë vota. Porosia e kandidatit Pendarovski është integrimi i vendit në BE dhe NATO, sepse sipas tij rruga e kundërt është izolimi dhe bllokimi i...
Takimi i Berlinit, një mundësi për Kosovën dhe Serbinë
Kancelarja  gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron,  sot do të takojnë udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimorë, për të diskutuar të ardhmen e tyre evropiane. Në fokus të këtij takimi do të jetë çështja e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nisma e të dy udhëheqësve të lartë evropianë, shënon edhe rastin e parë të takimit të udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë që nga nëntori i vitit të kaluar, kur bisedimet u pezulluan për shkak të reagimit të Serbisë ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe. Udhëheqësit serb kanë deklaruar se bisedimet nuk do të rifillojnë pa heqjen e barrierave tregtare, ndërsa qeveria kosovare është zotuar se tarifat...
Haradinaj: Takimi i Berlinit është multilateral, s’do të diskutohet për territore
Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur në një konferencë për media për samitin e Berlinit. Haradinaj tha se ky është një takim multilateral dhe jo bilateral. "Samiti i Berlinit është një takim multilateral, mendoj që qëndrimet që i ka mbajtur qeveria e Kosovës në vazhdimësi janë të Kosovës. Kam shpresë po ashtu se nuk do të kemi shpërputhje por nuk ka ndonjë ndryshim në ato qëndrime. Do të kemi kohë të bisedojmë dhe të harmonizohemi, por nuk kam qëndrime të tjera", tha ai. Haradinaj ka përsëritur në Berlin nuk do të diskutohet për territore. Ai ka theksuar se me Serbinë do të diskutohet marrëveshja për tregti të lirë, e cila duhet të përfundoj me njohje...
Kosovë: Lëvizja Vetëvendosje përmes protestave kërkon largimin e kryeprokurorit
Kosova vazhdon të përballet me korrupsion të lartë, ndërsa institucionet kompetente nuk janë duhet e ngritur akuza për qeveritarët e korruptuar dhe raste të tjera. Kështu vlerëson Lëvizja Vetëvendosje e cila sot ka ftuar qytetarët që të protestojnë kundër kryeprokurotit të Kosovës, Aleksandër Lumezit. Nënkrytari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjuvca thotë se, kryeprokurori duhet të largohet sepse falë tij kriminelët janë të lirë dhe madje të fuqishëm. Ardhja e Aleksandër Lumezit në krye të prokurorisë paska qenë për ta centralizuar dhe monopolizuar gjithë praktikën e hetimit të korrupsionit të profilit të lartë, thekson Konjuvca. Sipas tij, Kryeprokurori që ardhja në pushtet vallëzon tango me pushtetin. Ndërkaq, anëtarja e kryesisë dhe deputetja e Lëvizjes, Albulena Haxhiu thotë se në këto 4...
Qeveria paralajmëron ndryshime të thella pas zgjedhjeve
Ndryshime kadrovike pas zgjedhjeve. Pas paralajmërimit të kryeministrit Zaev, edhe zëvendëskryeministrja Radmilla Sheqerinska porositi disa funksionarë në pushtetin ekzekutiv se do të marrin një “fshesë” për shkak të mos përmbushjes së pritshmërisë së qytetarëve. “Porosia është marrë dhe pikërisht për shkak të kësaj porosie do të bëjmë ndryshime kadrovike menjëherë pas zgjedhjeve, kur edhe ligjërisht kemi të drejtë ta bëjmë këtë. Megjithatë, siç u theksua sot, ekipi i parë do të vendoset nga Kryeministri, por nuk mendoj se ndryshimet kadrovike do të kufizohen vetëm sa i përket përbërjes qeveritare”, theksoi Sheqerinska. Rikonstruktimi i Qeverisë që paralajmërohet përpara fillimit të pushimeve verore do të përfshinte edhe ministritë dhe ndërmarrjet publike. Këtë e paralajmëroi ditë më e parë edhe kryeministri Zoran Zaev,...
Intensifikohet fushata për balotazhin e 5 majit, Pendarovski dhe Siljanovska ashpërsojnë retorikën
Po vazhdon fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut që do të zhvillohet më 5 maj, ndërsa dy kandidatët kanë intensifikuar aktivitetet e tyre dhe kanë ashpërsuar retorikën e akuzave. Kandidati i socialdemokratëve në pushtet, Stevo Pendarovski po përdor retorikën me ish-kryeministrin Nikola Gruevski, duke kërkuar votë që mos të kthehet siç tha “regjimi i tij”. “Qytetarët duhet të votojnë për kandidaturën time, pasi kjo është garanci se regjimi i Gruevskit nuk do të kthehet, se do të mbështetet opsioni politik i cili e çon Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian dhe NATO, dhe se në këtë mënyrë vendi do të bëhet me president nga i cili nuk do të turpërohet.”, theksoi Pendarovski. Ai po...