Osmani- Loazo: Maqedonia e Veriut është realiteti i ri evropian i Ballkanit

Osmani- Loazo: Maqedonia e Veriut është realiteti i ri evropian i Ballkanit

Ministrja për Çështje Evropiane në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Francës, Natali Loazo sot qëndroi në Shkup për vizitë zyrtare, ku ajo zhvilloi takime me zyrtarët e lartë qeveritar.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani shprehu mirënjohje personale deri tek Ministrja Loazo për përpjekjet dhe mbështetjen e sinqertë nga ana e Francës për integrimet tona evropiane.

“Evropë të sigurte, stabile dhe të fuqishme, me institucione të fuqishme dhe efikase të Bashkimit Evropian, janë prioritete për të cilat padyshim që ekziston interes i ndërsjellë mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Francës” – theksoi Osmani.

Ministrja franceze theksoi se është e kënaqur për vizitën që po i bën vendit që arriti t’i tejkalojë kontestet me fqinjët. “Vendi juaj arriti tejkalimin e kontestit të emrit, duke iu falënderuar Marrëveshjes së Prespës  por edhe guximit politik të politikanëve”, theksoi Loazo.

Ajo shtoi se Evropës i nevojitet Ballkan Perëndimor stabil dhe i kthyer kah reformat./IBNA