
Vëzhguesit ndërkombëtarë përgjithësisht e vlerësuan si të qetë, pozitiv dhe demokratik rrethin e dytë për zgjedhjet presidenciale. OSBE/ODIHR megjithatë me vërejtje për kodin zgjedhor. Një nga mangësitë që nënvizohen në këtë raport është fakti që nuk ka dispozitë ligjore që kërkon përditësimin e listës zgjedhore në harkun kohorë mes raundit të parë dhe atij të dytë.
Shefja e misionit Corien Jonker kërkoi nga pushteti të fokusohet në reformat në legjislacionin zgjedhor.
Ajo shprehur vërejtje edhe për transparencën dhe financimin e fushatës, që nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, misioni vëzhgues i ODIHR, kishte 172 vëzhgues në 32 vende, duke përfshire, 136 vëzhgues afatgjatë të afatshkurtër. Në balotazhin e zgjedhjeve të djeshme për president u zgjodh kandidati i partive të koalicionit, Stevo Pendarovski. /IBNA