Opozita zhvendos axhendën e protestave kundër Parlamentit shqiptar

Opozita zhvendos axhendën e protestave kundër Parlamentit shqiptar

Në Shqipëri, opozita ka vendosur t’i përshtatet ndryshimeve që bëri Parlamenti i kontrolluar nga mazhoranca e Edi Ramës.

Seancat plenare që gjithmonë zhvillohen të enjteve, tani do të jenë të martave.

Ky ndryshim u bë nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, duke u përpjekur të shmangë ditët që opozita ka njoftuar qytetarët që të protestojnë para godinës së Parlamentit.

Pasditen e sotme ora 17.00 do të zhvillohet seancë plenare për miratimin e strukturave të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Ligji për strukturën e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha sot se opozita po organizohet me shpejtësi duke vepruar me një plan masash.

Militantët dhe mbështetës të tjerë të opozitës janë njoftuar me telefonata, sms, rrjete sociale, etj., që të mblidhen sot para Parlamentit.

Plani opozitar është që të pengojë deputetët e mazhorancës të futen brenda Parlamentit dhe seanca mos të zhvillohet normalisht. /ibna/