Nuk kaloi mocioni i mosbesimit ndaj ministrit të brendshëm Spasovski

Nuk kaloi mocioni i mosbesimit ndaj ministrit të brendshëm Spasovski

Me 59 vota “kundër”, 20 vota “për” dhe 10 të përmbajtur, Kuvendi nuk kaloi mocionin e mosbesimit ndaj  ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski.

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE-ja  akuzoi ministrin Spasovski për, siç thonë ata, rritjen e numrit të plaçkitjeve, vrasjeve dhe skandaleve. Megjithatë, pushteti e konsideron interpelancën si të pabazë, dhe tentim për të parandaluar përparimin e shtetit.

Ministri Spasovski tha se akuzat e opozitës janë të pabaza dhe tentim për të parandaluar përparimin dhe zhvillimin në vend.

“Sipas statistikave, në vitin 2014 gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së kishte plot 25 vrasje. Në vitin 2018 kemi 17 vrasje. Gjatë qeverisjes sonë kemi efikasitet në parandalimin e krimit”, theksoi Spasovski. /IBNA