Nuk ka pajtim me Serbinë pa u zbardhë fati i të pagjeturve

Nuk ka pajtim me Serbinë pa u zbardhë fati i të pagjeturve
Nuk ka pajtim me Serbët pa u zbardhur fati i të pagjeturve në luftën e fundit në Kosovë.
Kështu u shpreh sot presidenti i Kosovës,  Hashim Thaçi në tubimin kushtuar Ditës së Martirëve në fshatin Korishë.
Kreu i vendit e ka vlerësuar iniciativën e Kuvendit për krijimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë.
“Më vjen mirë që Kuvendi i Kosovës ka filluar të lëvizë me krijimin e rezolutës që dënon gjenocidin e bërë në Kosovë nga forcat serbe si dhe të kërkojnë drejtësi për krimet e bëra. Nuk dëshirojmë pajtim me Serbin pa u zbardhur fati i të pagjeturve, dhe pa u vu drejtësia në pah. E gjithë bota do e marr vesh se çka ka bërë Serbia”, ka thënë Thaçi.
Ai tha se, martirët e Korishës janë produkt i drejtpërdrejtë i dhunës sistematike të organizuar nga shteti i Serbisë. “Gra, fëmijë e pleq, u vranë në rrethana që i detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, oborret e tyre, trojet e tyre, dhe dhunshëm ngarkuar në rimorkio për t’i zënë rob për t’i  bllokuar  deri në momentin e asaj që ndodhi”, ka shtuar Thaçi./Ibna/