Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut

Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut

 Lideri socialdemokrat Zoran Zaev tha se organet partiake nuk kanë përkrahur propozimin për zgjedhje të parakohshme parlamentare, për të mos penguar procesin e eurointegrimeve dhe ate ekonomik. Ai këtë e bëri të ditur dje në Ohër në takimin e Këshillit qendror të Lidhjes Socialdemokrate (SDSM).  Zaev tha se do të ndodhë rikonstruimi i Qeverisë, me ndërrimin e 8 ministrave dhe shumë ndryshime të tjera kadrovike.

“Qëndrimi ynë është që të vazhdojmë tërë mandatin, pasi që kemi të bëjmë me realizimin e përcaktimeve strategjike si anëtarësimi në NATO apo data për bisedime me BE. Kjo me qëllim që të dërgojmë mesazhin tek vendet anëtare të BE-së se nuk do të lejojmë edhe njëherë të kthehet nacionalizmi, radikalizmi dhe populizmi në shtet.”, tha Zaev, duke shtuar se ndryshimet do të pasojë gjatë kësaj jave.

Porosi politike në adresë të partisë në pushtet kishte edhe nga partiam më e madhe opozitare VMRO-DPMNE me rastin e shënimit të 29 vjetorit të saj.

Lideri i kësaj partie, Hristijan Mickoski tha se dy gjera janë të sigurta, se pushteti i Zaevi po bie ndërsa ai i VMRO-DPMNE-së po ngrihet. Ai tha se kurdo që të mbahen zgjedhjet ata janë të gatshme dhe se qeveria e re e cila do të formohet, vendi do të shkojë vetëm përpara dhe më i fortë më VMRO-DPMNE-në. “VMRO-DPMNE-ja nga dita në ditë bëhet gjithmonë e më e fortë, më e organizuar dhe më e vetëdijshme se na pret shumë punë”, theksoi Mickoski.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u paralajmëruan javën e kaluar nga Zaev, i cili tha se kjo do të ndodhë nëse BE nuk jep datën për fillimin e bisedimeve. Por pas takimit me kancelaren Angela Merkel, kryeministri është optimist se kjo do të ndodhë në tremujorshin e fundit të këtij viti. Ndërsa, zgjedhjet e rregullta parlamentare do të zhvillohen në dhjetor të 2020./IBNA