NORVEGJIA RATIFIKOI PROTOKOLLIN PËR ANËTARËSIM TË VENDIT NË NATO

NORVEGJIA RATIFIKOI PROTOKOLLIN PËR ANËTARËSIM TË VENDIT NË NATO

Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov i është falënderuar Norvegjisë për ratifikimin e Protokollit për aderim të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Në Tuiter ai ka dërguar falënderim deri te Parlamenti i Norvegjisë, ndërsa ministrin norvegjez për punë të jashtme Erkisen Soreide e porosit se e pret për vizitë në Shkup këtë muaj.

Soreide para kësaj në Tuiter të MPJ-së së Norvegjisë njoftoi se Parlamenti i Norvegjisë e ka ratifikuar protokollin për anëtarësim të vendit në NATO.

“Hap i rëndëishëm për sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë. Në pritje ta shohim Maqedoninë e Veriut si fqinj të Norvegjisë në tavolinën e Këshillit Veriatlantik”, ka shkruar ai në Tuiter.

Norvegjia është shteti i 15-të nga 29 vende anëtare të NATO-s që e kanë ratifikuar Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Aleancë, duke filluar nga 8 shkurti 2019 me ratifikimin nga Greqia./IBNA