Një vjetori i marrëveshjes së Prespës, Mogherini dhe Hahn kërkojnë datë për hapjen e bisedimeve

Një vjetori i marrëveshjes së Prespës, Mogherini dhe Hahn kërkojnë datë për hapjen e bisedimeve

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politika të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini sot nga Luksemburgu uroi përvjetorin e Marrëveshjes së Prespës. Ajo i bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së që të sjellin vendim pozitiv për bisedime me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Sot është njëvjetori i firmosjes së Marrëveshjes së Prespës midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe mendoj se duhet të kujtojmë fuqinë e guximit dhe lidershipit, dhe hapat e rëndësishëm që u ndërmorrën në Ballkan”, theksoi Mogherini, para fillimit të Këshillit të punëve të jashtme të BE-së në Luksemburg. Edhe eurokomesari për zgjerim, Johannes Hahn i bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së që ti hapin bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. “Maqedonia e Veriut bëri gjithçka dhe kjo nuk është sinjal vetëm për këtë vend, por edhe për tërë rajonin”, theksoi Hahn. /IBNA