Një hero kombëtar bllokon zbatimin e marrëveshjes së fqinjësisë midis Sofjes dhe Shkupit

Një hero kombëtar bllokon zbatimin e marrëveshjes së fqinjësisë midis Sofjes dhe Shkupit

Ministrja e jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva theksoi se  do të tërhiqen nga komisioni i ekspertëve për realizimin e marrëveshjes së fqinjësisë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ky paralajmërim vjen pasi që Bullgaria kërkon që heroi Goce Delçev të pranohet se është bullgar dhe të mos shënohet 7 tetori si date për përkujtimin e tij. Ajo theksoi se kjo datë është tradhëtia më e madhe ndaj Bullgarisë, pasi që atëkohë autoritetet bullgare i dorëzuan Maqedonisë së Veriut eshtrat e heroit Goce Dellçev, sipas një marrëveshje të Titos dhe Stalinit më 1946.

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Hoxha, tha se shpresojnë se komisioni do të dal me zgjidhje që do të jetë në drejtim të fqinjësisë së mirë dhe miqësisë.

“Ne shpresojmë që komisioni i cili është formuar ndërmjet dy Qeverive në bazë të marrëveshjes për miqësi të mirë do të gjej zgjidhje në drejtim të miqësisë mirë mes dy vendeve”, u shpreh zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha.

Bullgaria propozon që përkujtimi i Goce Delçev të bëhet më 4 shkurt, në ditën e lindjes, ndërsa pala maqedonase më 7 tetor.  Goce Delçev konsiderohet si një hero kombëtar në Bullgari, por edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ai konsiderohet si ndër themeluesit e lëvizjes kombëtare maqedonase. Historia midis dy vendeve dhe gjuha kanë qenë probleme dekadash midis dy vendeve, por më 1 gusht 2017 kryeministrat Zoran Zaev dhe Bojko Borisov firmosën Marrëveshjen për miqësi dhe fqinjësi, për të hapur rrugën e bashkëpunimit. /IBNA