Nis sot konferenca e liderëve të Ballkanit

Nis sot konferenca e liderëve të Ballkanit
Në kuadër të procesit të Berlinit sot dhe nesër do të zhvillohet në  Poznan Konferenca e Ballkanit Perëndimor.
Ky takimi do t’i shërbejë komisionit të ri të BE-së si ndihmë orientuese për politikat ndaj Ballkanit.
E ftuara më e rëndësishme e Konferencës së Ballkanit Perëndimor, i cili mblidhet çdo vit në një qytet tjetër europian që prej vitit 2014, pritet të jetë kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ajo është gjithashtu themeluesja nismës diplomatike të njohur si Procesi i Berlinit. Qëllimi i nismës është që, me ndihmën e disa vendeve anëtare të BE-së, t’i shoqërojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Në një mesazh me video përpara samitit, kancelarja e përshkroi këtë rrugë jo aq të  lehtë: “Ka ende shumë tensione dhe konflikte që duhen kapërcyer dhe shumë kushte që duhen plotësuar derisa vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë gati për të hyrë në BE. Kështu që rruga është ende me pengesa”, tha ajo.
Mbi të gjitha, konflikti mes Serbisë dhe Kosovës po rëndon integrimin e mëtejshëm.
Procesi i Berlinit përpiqet të fokusohet te bashkëpunimi praktik midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, pavarësisht nga konfliktet e mëdha politike. Kështu për shembull, nën termin “Connectivity” , Bashkimi Evropian investon shumë para për të krijuar dhe forcuar lidhjet sociale, ekonomike dhe qeveritare mes vendeve në rajon, por edhe mes rajonit dhe vendeve anëtare të BE-së./Ibna/