Ngjarjet e 27 prillit, dy ish-ministra në paraburgim, të dëshuar kryesor ish-kryeministri Gruevski dhe ish-kryeparlamentari Veljanovski

Ngjarjet e 27 prillit, dy ish-ministra në paraburgim, të dëshuar kryesor ish-kryeministri Gruevski dhe ish-kryeparlamentari Veljanovski

Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar nisjen e hetimeve kundër pesë ish zyrtarëve të lartë shtetëror për ngjarjet e dhunshme në Kuvend më 27 prill 2017.

Në mesin e të dyshuarve kryesor janë, ish kryeministri Nikolla Gruevski, i arratisur në Hungari dhe ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski. Policia ka ndaluar ish-ministrin e transportit, Mile Janakievski dhe ish ministri i arsimit, Spiro Ristovski.

Ish kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski është marrë në pyetje për rreth dy orë nga ana e policisë, ndërsa më pas është lënë i lirë, derisa Kuvendi të vendosë lidhur me imunitetin e tij pasi është deputet aktual i VMRO DPMNE-së.

Dy ish ministrat janë në arrest ndërsa ish kryeministri, Nikolla Gruevski është i pakapshëm për shkak se ka fituar azilin politik në Hungari .

Vendimi për ndalimin e tyre vjen një ditë para se të përfundoj procesi gjyqësor kundër të akuzuarve për dhunën në Kuvend.

Nga rreth 30 persona të akuzuar për ngjarjen e dhunshme të pushtimit të Kuvendit, disa prej kanë përfituar nga amnistia, ndërsa për një pjesë është duke vazhduar gjykimi.

Disa nga të pandehurit në dëshmitë e tyre kishin përmendur edhe emrin e kryeparlamentarit, Trajko Veljanovski si nga organizatorët e ndërhyrjes së protestuesve në Kuvend.

Por, Veljanovski mbrëmë pas daljes nga gjykata i ma mohuar këto pretendime. “Unë për 10 vite kryetar i Kuvendit të akuzohem për organizator. Kjo është turp”, theksoi Veljanovski.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski akuzoi mbrëmë kryeministrin Zoran Zaev dhe qeverinë aktuale për përndjekje politike.

“Dhespoti Zaev po e sheh fundin e tij dhe tani është më i rrezikshëm, për këtë arsye po ndërmerr hapa  për përhapjen e frigës tek qytetarët”, theksoi Mickoski. Por SDSM tha se lideri opozitar po mbron Gruevskin dhe gjithë ata që ishin ekzekutues të ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit në Kuvend.

Dhuna në Kuvend, sipas protestueseve dhe VMRO-DPMNE-së kishte ardhur në shenjë pakënaqësie nga zgjedhja e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit, i cili kishte mbështetjen e SDSM (Lidhja Social Demokrate),e kryeministrit aktual, Zoran Zaev.

Nga dhuna në Kuvend ishin lënduar shumë persona ndërsa më së shumti e kishin pësuar, Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët dhe kryeministri Zoran Zaev, në atë kohë lideri i opozitës. /IBNA