Ndihmës-sekretari i NATO-s vizitë në Shkup: Kilometri i fundit i maratonës për në NATO

Ndihmës-sekretari i NATO-s vizitë në Shkup: Kilometri i fundit i maratonës për në NATO

Ndihmës-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Antonio Misiroli do të jetë pjesë e konferencës “Digjitalizimi i sistemit për menaxhim me krizat”,  që po zhvillohet sot në Shkup në organizim të Qendrës për menaxhim me krizat dhe NATO-s.  Zyrtari i lartë i Aleancës prej dje ka mbërritur në Shkup po zhvilloi takime me presidentin Stevo Pendarovski, ministrin e jashtëm Nikola Dimitrov dhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Misiroli në këto takime ka theksuar se vendi shumë shpejt do të bëhet anëtar i NATO-s.

“Kilometri i fundit i maratonës është veç më i filluar dhe shihet rezultati final – anëtarësimi i plotfuqishëm në Aleancë deri në fund të këtij viti”, ka theksuar ndihmës sekretari i NATO-s në takimin me kryeparlamentarin Xhaferi. Siç nënvizohet, zyrtari i lartë i Aleancës po ashtu ka shprehur optimizëm që vendi në tetor të marrë datën për fillimin e bisedimeve me BE-në./IBNA