NATO dhe FETO në fokusin e vizitës së Cavusoglu në Shkup

NATO dhe FETO në fokusin e vizitës së Cavusoglu në Shkup

Mbështetja e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe veprime kundër organizatës FETO kanë qenë thekset kryesore gjatë vizitës së shefit të diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu në Shkup.

“FETO nuk është kërcënim vetëm për Maqedoninë e Veriut, ndërsa merr mbështetje nga vende të ndryshme dhe shërbime të intelegjencës…Presim hapa në këtë plan. Turqia çdoherë ka qenë pranë Maqedonisë. Ne jemi aleat natyror, ndërsa tani edhe zyrtarisht do të jemi aleat në NATO “, theksoi shefi i diplomacisë turke.

Ndërkohë, Dimitrov në lidhje me këtë çështje deklaroi se dy vendet kanë bashkëpunim dhe se procedura për shumë nga personat nga kjo organizatë që veprojnë në vend  është në rrjedh edhe në Gjykatën Themelore Shkup 1 edhe në Prokurorinë Publike.

Cauvusoglu tha se shpreson që vendi në tetor të fillojë negociatat për anëtarësim në BE, si dhe paralajmëroi vizitën e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, e cila sipas tij, është në përgatitje e sipër.

Cavusoglu dhe Dimitrov lëshuan në përdorim pajisja teknike për digjitalizimin e arkivës diplomatike të Ministrisë, projekt ky i cili është mbështetur nga Ministria e Jashtme e Turqisë dhe është financuar nga agjencia turke TIKA. Diplomati i parë turk u takua edhe me zyrtarë të tjerë shtetëror. /IBNA