Mustafa: Taksën po e paguan 100 për qind Kosova e jo Serbia

Mustafa: Taksën po e paguan 100 për qind Kosova e jo Serbia
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka theksuar se taska 100 për qind për qind e vendosur ndaj produkteve serbe nuk ka dhënë efekte pozitive për Kosovën.
“Tarifën e kësaj qeverisjeje nuk po e paguan Serbia dhe Bosna. Njëqind për qind po e paguan Kosova.Deri sa Drejtoria e doganave deklaron se importet nga këto vende kanë rënë 99%, shitoret janë përplot me mallra serbe e boshnjake”, është shprehur udhëheqësi i partisë më të madhe opozitare në Kosovë.
Mustafa gjithashtu ka adresuar kritika ndaj qeverisë Haradinaj për korrupsion, nepotizëm, punësime partiake dhe politika të dobëta ekonomike.
Ai ka thënë se dialogu me Serbinë ka lënë mbrapa zgjidhjen e problemeve të brendshme.
 “Në Kosovë, për më shumë se një vit, dialogu për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë ka bërë që institucionet dhe opinion publik të mos merren me zhvillim ekonomik, punësim, arsim e problemet e shëndetësisë. Thua se ushqimi për popullatën tonë është dialogu, se arsim është dialogu e shëndet është dialogu me Serbinë?!”, është shprehur Mustafa. /Ibna/