Mustafa: Serbia nuk është e interesuar t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Mustafa: Serbia nuk është e interesuar t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha sot  se Serbia nuk është e interesuar që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën e aq më pak ta njoh pavarësinë.

“Veprimet e Serbisë, sidomos fushata për ç‘njohjen e pavarësisë së Kosovës nga disa vende, sikurse edhe fushata kundër Kosovës për anëtarësim në Interpol, flet se ky shtet fqinj nuk është i interesuar të normalizojë marrëdhëniet me vendin tonë e aq më pak ta njoh shtetin e Kosovës”, theksoi ai.

Mustafa u shpreh ka se Serbia po krenohet në arenën ndërkombëtare me dëmet që i shkakton Kosovës.

“Politikat e fqinjësisë së mirë, paqës dhe stabilitetit, për të cilat janë zotuar vendet e Ballkanit Perëndimor bien ndeshë me një sjellje të tillë. Kjo sjellje nuk ka asgjë të përbashkët edhe me kërkesën e BE-së dhe SHBA-ve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohje reciproke”, shtoi ai./Ibna/